Dy Cavani, dy Sarabia – PSG e frikshme

  • 05 January 2020 - 22:38
Dy Cavani, dy Sarabia – PSG e frikshme

PSG është duke e mposhtur 5-0 skuadrën e Linas-Montlhery në kuadër të Kupës së Francës.

Golin e parë e ka shënuar Adil Aouchiche në minutën e 30-të, duke zhbllokuar rezultatin.

Më pas, Edinson Cavani dhe Pablo Sarabia shënuan nga dy gola, për rezultatin momental 5-0. Edi shënoi në minutat 41’ dhe 61, kurse Sarabia në minutat 63’ dhe 69'.

(Kosova Sot Online)