Pas largimit, futbollisti i ka dy fjalë për t'i thënë

  • 05 January 2020 - 23:32
Pas largimit, futbollisti i ka dy fjalë për t'i thënë

Vushtrria po kalon në momente të vështira. Skuadrës elitare kosovare i janë larguar shumë futbollistë ditëve të fundit.

Siç bëhet me dije, shkaku i largimeve të futbollistëve nga “Ferki Aliu” janë kushtet qesharake që i janë ofruar nga kryesia e klubit.

Njëri prej shumë futbollistëve të larguar është edhe Ledjon Mucaj.

Mucaj tani e ka zyrtarizuar largimin edhe përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Detajet e largimit ai nuk ka dashur t’i bëjë me dije në publik, derisa ai i ka uruar suksese ish-skuadrës së tij.

Njoftimi i plotë nga Mucaj:

“Sic bera me dije un jam nje lojtar i lire,per me shume detaje mbeten mes meje dhe klubit!!! Gjithmone jam munduar te jape maksimumin ne cdo klube ku kam luajte…Jam mbeshtet gjithmone tek puna dhe profesionalizmi dhe kudo ku kam shkuar kam qendruar korrekt nga dita e pare deri diten e fundit dhe te njejten gje pretendoje!!!F.C Vushtrrise i uroje suksese!”. 

(Kosova Sot Online)