Jones: E kam lutur Kloppin që të inkuadrojë në lojë

  • 06 January 2020 - 08:57
Jones: E kam lutur Kloppin që të inkuadrojë në lojë

Talenti i Liverpoolit, Curtis Jones, ka pranuar se e kishte lutur Jurgen Kloppin që ta inkuadronte në lojë në javët e fundit dhe ai ia shpagoi trajnerit në ndeshjen ndaj Evertoni.

18-vjeçari e shënoi golin e fitores në ndeshjen e Kupës FA kundër rivalit lokal në ndeshjen e të dielës mbrëma.“Unë thjesht hyj në fushë dhe përpiqem ta luaj lojën time. Ka qenë frustruese në momente të caktuara duke qëndruar në bankë dhe pastaj duke shijuar fushën dhe pastaj sërish në bankë”.

“Thjesht kam lutur (trajnerin) që të luaj, por shpresoj që ta kem shpaguar me një gol të mirë”, ka deklaruar Jones për BBC One.

“Nuk mund t’i përmbaj emocionet. Për mua është gjë shumë e madhe thjesht të jem rreth kësaj skuadre secilën ditë dhe të mësoj nga ky grup lojtarësh”, ka shtuar talenti i Redsave. 

(Kosova Sot Online )