Lista e dëshirave të Chelseat

  • 06 January 2020 - 10:22
Lista e dëshirave të Chelseat

Chelsea dëshiron ta rindërtojë vijën e sulmit dhe këtë do të përpiqet ta bëjë gjatë afatit kalimtar dimëror, që u hap ditë më parë.

Moussa Dembele, Wilfred Zaha dhe Jadon Sancho janë treshja që trajneri Frank Lampard dëshiron ta ketë në dispozicion nga janari, sipas Footmercato.

Lyoni ua refuzoi të kaltërve një ofertë në vlerë 40 milionë euro për Dembelen ditë më parë, por ata shpresojnë ta bindin klubin francez duke e ofruar edhe sulmuesin Olivier Giroud në një marrëveshje për të.

Ndërkohë, Chelsea është i gatshëm t’i ofrojë Zahas së Crystal Palace një kontratë të majme me të ardhura javore në vlerë 200 mijë funte plus bonuse, për ta bindur të kalojë në Stamford Bridge.

Edhe anësori i Anglisë Sancho është në krye të listës së ngushtë të Chelseat. Skuadra londineze, megjithatë, druhet se do t’i kushtojë shumë shtrenjtë blerja e Sanchos në janar.

(Kosova Sot Online)