“Messi është gjeni, prandaj të gjithë presin që ai të fitojë diçka me Argjentinën”

  • 06 January 2020 - 11:24
“Messi është gjeni, prandaj të gjithë presin që ai të fitojë diçka me Argjentinën”

Lionel Messi nuk ka rival kur luan në nivelin e tij më të lartë dhe si një gjeni që është, njerëzit presin që ai të fitojë diçka me Argjentinën, sipas Juan Pablo Sorin, ish-përfaqësuesi i ekipit kombëtar bardhekaltër.

Me Lionel Scalonin në postin e trajnerit, dhe me Messin si kapiten, ekipi kombëtar i Argjentinës ka një vit ngazëllues përpara me Kupën e Amerikës në horizont.

Sorin beson se Messi është në gjendje t’i bëjë gjërat më të vështira në lojën e futbollit.

“Messi ka diçka të veçantë. Ai është i vetëdijshëm se është ndryshe nga të tjerët. Ai është zotëruesi i topit. Kur e ka topin, ai e di se është në gjendje ta bëjë gjënë më të vështirë dhe se do të jetë vendimtar çdo herë që e prek atë”, tha Sorin për Ole.

“Gjëja më e vështirë që e bën ai është ta ruajë nivelin e gjeniut dhe të jetë më i mirë çdo vit. Është çmenduri”, shtoi ai.

“Shpresoj se do të korrim rezultate të mira me të në ekipin kombëtar. Ai e meriton shumë të ketë sukses. Jo vetëm argjentinasit, por edhe tifozët nëpër botë presin që Messi të fitojë diçka me Argjentinën”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)