Arteta i jep shpresa Xhakës të bëhet kapiten sërish

  • 06 January 2020 - 12:22
Arteta i jep shpresa Xhakës të bëhet kapiten sërish

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka lënë të kuptohet se Granit Xhaka mund të bëhet kapiten i skuadrës sërish, pasi që i ishte marrë shiriti nga ish-trajneri Unai Emery më herët këtë sezon.

Karriera e Xhakës me klubin londinez u duk se ishte afër fundit, pasi që ai u zu me tifozët e klubit kur u zëvendësua gjatë barazimit 2:2 me Crystal Palace në teto.

Si rezultat i veprimeve të Xhakës, trajneri i atëhershëm Emery ia mori shiritin e kapitenit, si dhe sugjeroi se mesfushori me origjinë shqiptare mund të detyrohet ta gjejë një klub të ri. 

Megjithatë, Arteta është tifoz i Xhakës dhe ai thuhet se ia ka pamundësuar lojtarit një transferim në Hertha Berlin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Duke folur për Footbal London, Arteta sugjeroi se lojtari mund të bëhet kapiten i klubit sërish, gjë që ishte konsideruar e pamundur vetëm pak kohë më parë.

Kur u pyet për këtë mundësi, Arteta u përgjigj: “Nuk e di, koha do të tregojë. Tani ai është i lumtur të qëndrojë këtu, ai është plotësisht i përkushtuar dhe kjo është një epërsi e madhe për ne”.

Xhaka ka luajtur plot 90 minuta në dy nga tre ndeshjet e Arsenalit me Artetan si trajner, mirëpo ai pritet të jetë në stol për ndeshjen kundër Leeds në FA Cup.

(Kosova Sot Online)