Mesfushori i Juventusit refuzon 30 milion euro nga klubi anglez

  • 06 January 2020 - 13:31
Mesfushori i Juventusit refuzon 30 milion euro nga klubi anglez

Adrien Rabiot duket se me shumë mundësi do të largohet nga Juventusi që gjatë muajit janar.

12 ndeshje me fanellën bardhezi për pjesën e parë të kampionatit, janë shumë pak për 24-vjeçarin, që u transferua në verë nga Paris Saint Germain.

Futbollisti nuk po arrin t’i bindë aspak drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, të cilët mendojnë ta shesin futbollistin.

Ofertat në drejtim të francezit nuk mungojnë, me Evertonin që është gati të shpenzojë 30 milionë euro për lojtarin që e intrigon jo pak aktivizimi në kampionatin anglez, por pavarësisht kësaj francezi e ka refuzuar ofertën, pasi ka zgjedhur të qëndrojë te bardhezinjtë, me të cilët dëshiron të rikthehet në nivele të larta.

(Kosova Sot Online)