Ronaldo e nis vitin me het-trik, Juve e vetme në krye të Serie A

  • 06 January 2020 - 16:55
Ronaldo e nis vitin me het-trik, Juve e vetme në krye të Serie A

Juventusi e ka mposhtur 4-0 Cagliarin, Ronaldo ka realizuar het-trik dhe një tjetër gol Higuain.

Cristiano Ronaldo e ka nisur mbarë vitin 2020.

Portugezi ka kompletuar het-trikun e parë për vitin 2020 kundër Cagliarit, sfidë në të cilën Juve mori pikët e plota duke triumfuar 4-0.

Të gjithë golat juve i shënoi në pjesën e dytë.

Ronaldo zhbllokoi rezultatin në minutën e 49-të, para se të shënojë për 2-0 në atë të 67-të.

Gonzalo Higuain e gjeti golin për 3-0 në minutën e 81-të, vetëm pak minuta pasi ishte inkuadruar në lojë, derisa për rezultatin përfundimtar 4-0 dhe për të kompletuar het-trikun, shënoi Cristiano Ronaldo, në minutën e 82-të, duke dhënë sinjale se 2020 mund të jetë viti i tij.

Pas kësaj fitore, Juve ka shkuar në kuotën e 45 pikëve e vetme në krye të Serie A dhe do të presë se çfarë do të bëjë sonte rivali, Interi, që nga ora 20:45 përballet me Napolin.


(Kosova Sot Online)