Pioli: Thembra jonë e Akilit është goli!

  • 06 January 2020 - 19:12
Pioli: Thembra jonë e Akilit është goli!

Rikthimi i Zlatan Ibrahimovic nuk e ka ndihmuar Milanin që të rikthehet te rezultatet pozitive dhe të nisë me këmbë të mbarë vitin.

Kuqezinjtë e nisën vitin 2020 me një barazim, duke u ndalur pa gola në shtëpi nga Sampdoria 0-0.

Milani tentoi vazhdimisht, sidomos pas inkuadrimit të Zlatan Ibrahimovic në pjesën e dytë, që debutoi me Kuqezinjtë, por pa ndonjë rezultat.

Sido që të jetë, Stefano Pioli mendon se skuadra e tij po luan mirë, por për momentin, janë bllokuar te goli.

“Thembra jonë e Akilit është pikërisht goli. Kjo është pika jonë  e dobët dhe duhet të gjejmë një zgjidhje”, tha Pioli.

“Patëm disa mundësi që është dashur t’i finalizojmë. Na vjen shumë keq sepse të gjithë prisnin të riktheheshim te fitoja”. 

(Kosova Sot Online)