Sulmuesi shqiptar thumbon keq Arsenalin para përballjes në FA Cup

  • 06 January 2020 - 20:54
Sulmuesi shqiptar thumbon keq Arsenalin para përballjes në FA Cup

Anësori i Leeds, shqiptari Ezgjan Alioski, ka folur pak para ndeshjes mes Arsenalti dhe Leeds United në kuadër të rrethit të tretë të FA Cup.

Për sulmuesin shqiptar, nuk është aspak speciale të luajë kundër Arsenalit në ‘Emirates Stadium’.

“Është stadium i mirë, është klub i madh, por nuk është shumë speciale të shkosh atje sepse është Arsenal”, tha Alioski.

“Ka shumë lojtarë që mendojnë kështu, nuk është sikur të thuash ‘Wow, është Arsenali’, sepse ne jemi gjithashtu ekip i mirë dhe e kemi treguar këtë”.

“Kam parë rezultatet e fundit, sidomos kundër Man united, por këtë United do ta mposhtnim edhe ne. Kjo është Kupë, diçka më ndryshe. Ata janë në Premierligë, ne në Championship, është bukur të shkojmë atje dhe të ju tregojmë kush është Leedsi”.

Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare për sfidën mes Arsenalit dhe Leeds United.

Në ndeshjen që do të zhvillohet nga ora 20:55, për ‘Topçinjtë’ do të startojë Granit Xhaka, derisa Shkodran Mustafi është lënë në shtëpi.

Alioski është titullar gjithashtu për Leedsin.

Kjo sfidë është e vlefshme për rrethin e tretë të FA Cup.

(Kosova Sot Online)