S’ka kush e ndal as Interin e Contes

  • 06 January 2020 - 22:49
S’ka kush e ndal as Interin e Contes

Ashtu si Juventusi, edhe Interi e ka nisur me fitore vitin 2020 – e duan Scudetton

Fiton Juventusi, por natyrisht fiton edhe Interi. Zikaltrit nuk e kanë ndërmend të ndalen së fituari që në fund të sezonit, të marrin atë që dëshirojnë, Scudetton.

Ekipi i Antonio Contes ka marrë tri pikë me vlerë në udhëtim te Napoli, duke triumfuar 3-1.

Në këtë mbrëmje shkëlqeu Romelu Lukaku me dy gola, derisa shënoi edhe Lautaro Martinez – dyshja që kanë krijuar një partneritet të frikshëm në sulmin e Interit.

Lukaku shënoi në minutat 14’ dhe 33’, derisa Martinez në atë të 62-të.

Golin e nderit për Napolin e shënoi Arek Milik në minutën e 39’.

Pas kësaj fitore, Interi ka shkuar sërish në krye të tabelës bashkë me Juventusin, me 45 pikë të grumbulluara pas 18 xhirove.


(Kosova Sot Online)