Vedat Muriqi – Jose Mourinho, ‘bomba’ e mbrëmjes vjen nga Turqia

  • 06 January 2020 - 23:53
Vedat Muriqi – Jose Mourinho, ‘bomba’ e mbrëmjes vjen nga Turqia

Muriqi ka qenë i lidhur me një kalim në Premierligë kohëve të fundit, derisa ka zëra se ofertat janë refuzuar prej klubi nga Stambolli.

Mediumi turk raporton se sulmuesi i Kosovës i ka treguar agjentit të tij se fokusi i tij kryesor është tani ta fitojë titullin me Fenerbahçen, por që e mirëpret interesimin nga Tottenhami.

Siç raporton mediumi turk “Aksam”, sulmuesi i Fenerbahçes, Vedat Muriqi i ka treguar agjentit të tij se do të donte të punonte me trajnerin Jose Mourinho pas interesimit të Tottenhamit.

“Synimi im i vetëm është të bëhem kampion me Fenerbahçen. Është një ndjenjë e mrekullueshme të jesh nën shënjestrën e klubeve të mëdha evropiane”, i ka thënë Muriqi agjentit të tij.

“Këto oferta më bëjnë mua të lumtur. Sidomos ajo e Tottenhamit. Do të doja të punoja me Mourinhon, por së pari ëndërroj të bëhem kampion me Fenerbahçen”, janë fjalët e Muriqit.

Pavarësisht interesimit të Tottenhamit dhe admirimit të tij kundrejt Mourinhos, Muriqi do të mbetet te Fenerbahçe së paku deri në fund të këtij edicioni.

Fenerbahçe kërkon 25 milionë euro për sulmuesin e Kosovës dhe klubi turk do të ishte i lumtur për ta shitur atë me këtë çmim pasi dihet se e ka transferuar lojtarin për 3.5 milionë euro në verën e kaluar.

(Kosova Sot Online)