Masvidal zbulon se dëshiron të përballet me McGregorin, premton spektakël

  • 07 January 2020 - 09:30
Masvidal zbulon se dëshiron të përballet me McGregorin, premton spektakël

Jorge Masvidal ka zbuluar se ai është i gatshëm të përballet me Conor McGregorin që më 18 janar do të takohet me Donald Cerronen.

Masvidal dëshiron të përballet me irlandezin që do të zhvillojë meçin e parë në këtë muaj, që nga humbja e tetorit të vitit 2018 nga Khabib Nurmagomedov.

“Është një meç me shumë para. Është një njeri që ishte dy herë kampion në kategorinë e tij. Ai ka disa rekorde impresionuese dhe ai po vjen të luftojë, në këtë aspekt, do ta pranoja luftën me të”.

“Përballja jonë do të kishte shikueshmëri të madhe, të gjitha biletat do të shiteshin, do të ishte luftë e dhunshme”.

“Po e zgjedh Conorin pasi e di se përballja me të është më e vështirë të ndodhë, por që e dua atë”, ka shtuar më tej Masvidal.

Image

Në anën tjetër, McGregor e do rimeçin ndaj Nurmagomedovin, mirëpo ky i fundit ka kërkuar dhjetë fitore radhazi nga irlandezin në mënyrë që të përballen.

(Kosova Sot Online )