Interi arrin marrëveshje me Darmianin

  • 07 January 2020 - 10:06
Interi arrin marrëveshje me Darmianin

Interi raportohet se ka arritur marrëveshje për ta transferuar në San Siro mbrojtësin e Parmës, Matteo Darmianin, gjatë afatit kalimtar të verës së këtij viti.

30-vjeçari i ka bërë gjithsej 14 paraqitje për Parmën gjatë këtij sezoni, pasi u transferua në Itali nga Manchester Unitedi gjatë afatit kalimtar të verës së vitit të kaluar.

Mediumi italian Calcio Mercato raporton se mbrojtësi i krahut të djathtë do të transferohet në Interi gjatë afatit kalimtar të verës. Për këtë gjë thuhet se Darmiani ia ka dhënë fjalën zikaltërve.

Po i njëjti medium gjithashtu shkruan se transferimi do të kompletohet menjëherë në qershor, sapo të hapet merkato e verës, pasi që Parma dëshiron të presë për shitjen e Darmianit deri sa ta sigurojë mbijetesën në Serie A.

Parma është për momentin në pozitën e shtatë në tabelën e Serisë A, me 11 pikë larg zonës së rrezikut.

Megjithatë, Calcio Mercato nuk e përjashton mundësinë që Parma të ndryshojë mendje dhe t’ia shesë trajnerit Antonio Conte Darmianin menjëherë këtë muaj. 

(Kosova Sot Online)