20 sekondat e tenistit Tsitsipas: E humb setin, e lëndon babanë dhe qortohet nga nëna

  • 07 January 2020 - 14:36
20 sekondat e tenistit Tsitsipas: E humb setin, e lëndon babanë dhe qortohet nga nëna

Në një moment të çuditshëm në ATP Cup, tenisti grek Stefanos Tsitsipas e la babanë e tij të gjakosur dhe u qortua nga nëna e vet, pasi që e humbi një set dhe mbeti i zemëruar – të gjitha këto brenda 20 sekondave.

Stefanos Tsitsipas e humbi setin e parë të ndeshjes kundër australianit Nick Kyrgiosit në ATP CUP dhe në shenjë zemërimi e gjuajti raketën e tij të tenisit në stol.

Raketa e tij e tenisit u bë copë-copë dhe një pjesë e saj e lëndoi babanë e tenistit, duke e lënë atë të gjakosur në krahë. Apostolos ishte i ulur në stol pasi që është pjesë e stafit të trajnerëve të djalit të tij.

Megjithatë, ky  moment nuk përfundoi me kaq, pasi që Stefanos më pas u qortua nga nëna e tij, Julia, e cila u ngrit në këmbë nga tribunat për t’i bërtitur djalit të saj.

Zemërimi i Tsitsipasit nuk përfundoi këtu, pasi që në fund ai e humbi ndeshjen në sete 7-6, 6-7 dhe 7-6. 

(Kosova Sot Online)