Atletico e shet Lemar, por jo në Arsenal

  • 07 January 2020 - 17:01
Atletico e shet Lemar, por jo në Arsenal

Skuadra nga La Liga dëshiron ta largojë 24 vjeçarin, por Tottenham duket se janë më afër huazimit të tij gjatë afatit kalimtar të janarit

Atletico Madrid janë të gatshëm që ti dëgjojnë ofertat për transferin e Thomas Lemar në janar por më se duket Arsenali nuk do të jetë në gjendje që ta merr francezin.

Arsenali ishte lidhur me një blerje të 24 vjeçarit, por ata nuk janë të interesuar të dhënë shumë para për ta sjellur atë në Emirates, me Artetan që nuk ka shumë para për ta blerë atë në janar.

Raportet e fundit thonë se Tottenham janë duke e konsideruar huazimin e ish sulmuesit anësorë të Monacos, me Independent që shkruan se Spurs kanë ofruar një shumë huazimi gjashtë milionë euro për të me ipsion blerjen për 60 milionë euro në verë.

Lemar për momentin është jashtë fushave pas një lëndimi në kofshë, kurse ka bërë vetëm nëntë startime në ligë, duke mos shënuar asnjë gol dhe duke mos bërë asnjë asist dhe Simeone ka thënë kohëve të fundit se ai nuk mund të garantojë më qëndrimin e tij në skuadër, pasi që gjasat për titull të La Ligas nga Atletico janë të vogla.

“Faktet flasin më mirë se fjalët. Lemar është një lojtar i rëndësishëm i cili nuk është zhvilluar sa duhet në lojën e tij, pavarësisht se ka disa karakteristike që lojtarët e tjerë nuk i kanë”. 

(Kosova Sot Online)