Komplikohet kalimi i Cavanit në Atletico Madrid

  • 07 January 2020 - 19:00
Komplikohet kalimi i Cavanit në Atletico Madrid

Edinson Cavani besohet se e dëshiron jashtëzakonisht shumë kalimin në Atletico Madrid dhe po ashtu edhe Diego Simeone e do sulmuesin uruguaian, por Paris Saint-Germain nuk dëshiron që ta largojë sulmuesin e tyre 32 vjeçar në mes të sezonit

Për klubin francez, ky nuk është vendim financiar por më shumë sportiv.

Paratë nuk kanë qenë kurrë problem për PSG, edhe pse ata rrezikojnë ta humbasin pa asnjë kacidhe Cavanin në verë kur edhe i skadon kontrata.

Ata janë duke menduar vetëm për sezonin 2019-20 dhe ata nuk dëshirojnë që ta forcojnë një klub që mund të jetë rival i tyre i drejtpërdrejtë në Ligën e Kampionëve, kurse ata duan ta mbajnë Cavanin pasi që janë duke e ndjekur këtë trofe që disa vite.

(Kosova Sot Online)