Interi ende e dëshiron Olivier Giround

  • 07 January 2020 - 20:57
Interi ende e dëshiron Olivier Giround

Përpos Interit edhe Aston Villa janë të interesuar për sulmuesin e Chelsea

Sulmuesi i Chelsea, Olivier Giroud mbetet synim i Interit edhe pse klubet ende nuk kanë pasur bisedime prej që është hapur afati kalimtar i janarit.

Klubi i Serie A janë në kontakte me Chelsea para se të përfundonin Krishtlindjet për një marrëveshje me francezin, shkruan Sky në Itali.

Giroud nuk ka pasur paraqitje për Chelsea që nga fundi i nëntorit, me Tammy Abraham që është zgjedhja e parë për sulmues nga Frank Lampard  për skuadrën nga Stamford Bridge.

33 vjeçari ka shënuar vetëm pesë gola prej që i është bashkuar Chelseat në janar të 2018, edhe pse shumicën e herëve nuk ka startuar por është përdorur si zëvendësues.

Ai ka pasur vetëm pesë paraqitje në Premier Ligë këtë sezon, ku katër nga pesë golat e tij kanë ardhur me Kombëtaret dhe i pesti në Super Kupën e Europës kundër Liverpool.

Transferi në Inter do ta ribashkonte Giroud me Antonio Conte, i cili fillimisht nënshkruan për Chelsea pas pesë sezone e gjysmë që i kaloi në Londër tek rivalët e Chelsea, Arsenal.

Sky Sports sot ka mësuar se edhe Aston Villa i është ofruar Chelsea për ta marrë Giroud në huazim për tërë sezonin, por preferenca e Giroud është bashkimi me Conte sesa ti bashkohet një skuadër që po lufton mos të rënë nga Premier Liga.


(Kosova Sot Online)