Interi favorit për transferimin e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla

  • 08 January 2020 - 08:47
Interi favorit për transferimin e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla

Interi thuhet se ka kaluar si favorit për transferimin e mbrojtësit shqiptar të Hellas Verona, Marash Kumbulla, pasi Napoli është përqendruar në marrjen e Sofyan Amrabat.

Napoli dukej se e kishte përfshirë Kumbullan në negociata me Veronën, por Gianluca Di Marzio shprehet se nuk është kështu. Sipas gazetarit të Sky Sport Italia, Interi tani është në ‘pole-position’, pasi ka negociuar një mundësi preferenciale për ta nënshkruar atë për sezonin e ardhshëm.

Nëse arrihet një marrëveshje për të riun shqiptar, mbrojtësi i majtë i Nerazzurrëve, Federico Dimarco, pritet t’i bashkohet Veronas këtë muaj.

Dimarco është i tepërt në ekipin nga Giuseppe Meazza, pasi ka luajtur vetëm 19 minuta në Serie A deri më tani në sezonin 2019-20.

(Kosova Sot Online )