Klubi spanjoll suspendon trajnerin, shkaku i publikimit të një videoje intime të tij

  • 08 January 2020 - 08:55
Klubi spanjoll suspendon trajnerin, shkaku i publikimit të një videoje intime të tij

Malaga e ka suspenduar trajnerin Victor Sanchez del Amo deri sa të përfundojnë hetimet rreth një videoje eksplicite seksuale të tij të publikuar në rrjetet sociale.

Trajneri Victor Sanchez del Amo ka pretenduar se ai ishte shantazhuar për klipin në fjalë, para se të publikohej në rrjetet sociale.Në një deklaratë të postuar në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Twitter, 43-vjeçari tha: “Unë jam bërë caku i një krimi ndaj privatësisë time, përmes ngacmimeve dhe zhvatjeve”.

“Tani kjo çështje është në duart e policisë dhe unë ia kam vënë qëllim vetes t’i ndjek të gjitha udhëzimet e tyre”.

“Shpërndarja e përmbajtjeve intime të një personi pa miratimin e tyre është një krim, pa marrë parasysh se a ndodh përmes rrjeteve sociale, mesazheve apo në ndonjë formë tjetër. Faleminderit për mirëkuptimin dhe përkrahje”.

Klubi më pas vendosi ta suspendojë Victorin deri sa të përfundojnë të gjitha hetimet rreth këtij problemi.

“Në lidhje me ngjarjet të cilat kanë ndodhur së fundi, të cilat s’janë verifikuar ende, Malaga menjëherë e suspendon trajnerin Victor Sanchez del Amo nga detyra e tij, deri në fund të hetimeve”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Malaga.

“Do të ju njoftojmë sërish për të rejat, sapo të qartësohen të gjitha faktet”.

Malaga radhitet në pozitën e 16-të në tabelën e ligës së nivelit të dytë të futbollit në Spanjë, me një pikë mbi zonën e rrezikut, falë katër fitoreve nga 22 ndeshjet e zhvilluara deri më tani.

(Kosova Sot Online )