Emery i tregon Neymarit si të bëhet më i miri në botë: Kthehu në Spanjë

  • 08 January 2020 - 14:56
Emery i tregon Neymarit si të bëhet më i miri në botë: Kthehu në Spanjë

Neymari i ka të gjitha atributet për t’u bërë lojtari më i mirë në botë, mirëpo ai duhet të kthehet në Spanjë për ta arritur potencialin e tij, sipas ish-trajnerit të Neymarin në Paris Saint-Germain, Unai Emery.

Neymari kishte qenë afër kthimit në Barcelonë gjatë verës së vitit të kaluar, pasi ia kishte bërë të qartë klubit francez se nuk dëshironte të qëndronte më tutje në Paris.

Megjithatë, pas disa muajve negociata, dy klubet – Paris Saint-Germaini dhe Barcelona – nuk arritën marrëveshje dhe Neymari u detyrua të qëndrojë në Francë të paktën edhe për 12 muaj të tjerë.

Fillimisht tifozët nuk e donin më atë në skuadër, por kur Neymari u kthye nga lëndimi i tij, e dëshmoi talentin e vet dhe ia rifitoi zemrat tifozëve. Por, deklaratat e tij të fundit mund t’i nxisin ofendimet dhe fishkëllimat nga ana e tifozëve sërish. Në një intervistë të fundit, Neymari i zbuloi synimet e tij për këtë vit, duke thënë se e do një sfidë të re.

Emery beson se Neymari duhet të kthehet pikërisht në Spanjë për ta dëshmuar potencialin e vet.

“Ai është 27-vjeçar dhe i ka të gjitha atributet për të qenë lojtari më i mirë në botë. Unë do të doja ta shihja atë sërish në Spanjë sepse lojtarët më të mirë duhet të luajnë në ekipet më të mirë”, ka thënë Emery.

“Ne kemi dëgjuar shpeshherë të thuhet se ai do të kthehet në Barcelonë. Unë gjithashtu u largova nga Spanja për të shkuar në PSG, por tani që jam kthyer në Spanjë, mendoj se edhe Neymari duhet të kthehet”.

Emery për momentin është i papunësuar pasi u shkarkua nga posti i trajnerit të Arsenalit në nëntor, shkaku i rezultateve të dobëta që i lanë Topçinjtë në mesin e tabelës së Premierligës. 

(Kosova Sot Online)