Solskjaer e konfirmon: Maguire pritet të mungojë edhe në fundjavë

  • 08 January 2020 - 15:38
Solskjaer e konfirmon: Maguire pritet të mungojë edhe në fundjavë

Ole Gunnar Solskjaer ka zbuluar se Harry Maguire është në dyshim për ndeshjen e fundjavës së Manchester Unitedit, kundër Norwichit në Premierligë, që do të zhvillohet të shtunën.

Harry Maguire e pësoi një goditje gjatë pjesës së parë të barazimit pa gola mes Manchester Unitedit dhe Wolves në rundin e tretë të FA Cup, mirëpo e duroi dhimbjen dhe qëndroi në lojë deri në fund.

26-vjeçari u la jashtë gjysmëfinales së parë mes Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt në Carabao Cup, që u zhvillua të martën në Old Trafford, për shkak të këtij problemi, ndërsa Phil Jones e zëvendësoi atë në qendër të mbrojtjes.

Manchester Unitedi u mposht me rezultat 3:1 në Old Trafford në këtë ndeshje dhe tani do të duhet ta përmbysë këtë rezultat më 29 janar në Etihad nëse dëshiron ta sigurojë një vend në finalen e madhe.

Djajtë e Kuq u dukën më të dobët në repartin e mbrojtjes mbrëmjen e së martës në mungesë të Maguire dhe Solskjaer ka bërë të ditur se qendërmbrojtësi anglez mund të mungojë edhe në fundjavë.

“Nuk e di se sa do t’i zgjasë shërimi. Nuk do të jetë një lëndim shumë afatgjatë. Por, nuk mendoj se ai do të jetë gati për fundjavë. Megjithatë, do ta shohim”, ka thënë Solskjaer.

(Kosova Sot Online)