Dembele “do të ishte i mahnitshëm” në Chelsea

  • 08 January 2020 - 18:25
Dembele “do të ishte i mahnitshëm” në Chelsea

Ish lojtari i skuadrës nga Stamford Bridge mendon që francezi i ka të gjitha atributet për të qenë i suksesshëm në Stamford Bridge nën urdhrat e Frank Lampard

Jimmy Floyd Hasselbaink e ka këshilluar Chelsean që ta blejnë sulmuesin e Lyonit, Moussa Dembele gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Chelsea ka nevojë për një sulmues të ri sepse duhet që ta mbani ritmin për të sjell pak gjatë të ri në sulmin e tyre”, ka thënë ish sulmuesi i Bluve për Daily Mail. “Është gjithmonë mirë kur bëni një nënshkrim të ri. I jep të gjithëve energji të re”.

“Natyrisht Tammy Abraham po ia del shumë mirë por ai është vetmi i cili po ia del shumë mirë. Batshuayi nuk e bën dallimin. Giroud, mendoj se nuk i përshtatet skuadrës dhe planeve të tyre”.

“Ata kanë nevojë për një sulmues. Moussa Dembele do të ishte i mahnitshëm në Chelsea. E njoh Moussan shumë mirë. Jam përballur me të kur isha menaxher i QPR-së, ai luan aq mirë sa është në gjendje ta mposhtë çdo mbrojtje”. 

(Kosova Sot Online)