Fyen Balotellin në baza racore, dënohet Lazio

  • 08 January 2020 - 18:55
Fyen Balotellin në baza racore, dënohet Lazio

Ndeshja e këtij vikendi në mes të dy klubeve përfundojë me brohorima “majmuni” që i drejtoheshin sulmuesit

Lazio është dënuar me 20 000 euro pas incidentit në javën e fundit në ndeshjen kundër Brescia në Serie A, ku sulmuesi i këtij ekipi Mario Balotelli u bë cak i sulmit me baza racore.

Sulmuesi shënoi për Brescian pas 18 minutave të ndeshjes, por rreth minutës së 30 nga rreth 150 tifozë të Lazios, që ishin mysafirë, u brohorit emri i tij si “majmun”.

Pas tërhoqën vërejtjen se ndeshja do të ndalet nëse vazhdon abuzimi, ato u ndalën dhe Lazio u kthy në Romë me tri pikë sepse fitoi 1-2.

“Është një humbje që lëndon por ne do të kthehemi edhe më të fortë në mënyrën e duhur”, ka postuar Balotelli një status në rrjetet sociale bashkë me golin e tij.

“Tifozët e Lazios ishin sot në stadium dhe “MARRE PËR TA”! #thuajjoracizmit”.

Tani Serie A e ka dënuar Lazion më 20 000 euro gjobë. 

(Kosova Sot Online)