Shoferi i Barcelonës humb në Jeddah, shtyhet konferenca e Valverde

  • 08 January 2020 - 20:25
Shoferi i Barcelonës humb në Jeddah, shtyhet konferenca e Valverde

Duket se shoferi i Barcelonës e ka pas të vështirë vozitjen në Arabi

Sonte në një konferencë për shtyp ishte paraparë të flisnin për media Ernesto Valverde dhe Sergio Busquets para se të fillojnë stërvitjet në mbrëmje, por vozitësi ka humbur rrugën në Jeddah dhe konferenca është shtyrë.

Raportohet se vozitësi në vend që ta dërgojë trajnerin dhe mesfushorin në stadiumin e “King Abdullah Sport City”, e ka dërguar atë në stadiumin e klubit “Al-Ittihad Club”.

Si rezultat i kësaj ata janë vonuar për ta mbajtur konferencën por kjo gjë është shndërruar në humor në rrjetet sociale, aq më pak që Valverde vazhdimisht është në thumb të kritikës së tifozëve të Barcelonës.

(Kosova Sot Online)