Real Madrid deklason Atleticon, në finale të SuperKupës së Spanjës

  • 08 January 2020 - 22:03
Real Madrid deklason Atleticon, në finale të SuperKupës së Spanjës

Real Madridi e ka mposhtur me rezultat 1-3 Valencian në gjysmëfinalen e parë të SuperKupës së Spanjës, duke kaluar kështu në finale. Ata do e presin fituesin e çiftit Barcelona-Atletico Madrid, ndeshje e cila do të zhvillohet nesër

Real Madridi e ka deklasuar sonte Valencian në gjysmëfinalen e parë të SuperKupës së Spanjës, që po zhvillohet në qytetin e Jeddah në Arabinë Saudite.

Los Blancos ishin më të mirë që nga fillimi i këtij takimi ku arritën që të kalojnë në epërsi që në minutën e 15-të, ku Toni Kroos shënoi nga goditja e këndit një gol të bukur.

Isco ishte ai që e dyfishoi epërsinë për Realin duke shënuar në minutën e 39-të.

Në pjesën e dytë Real Madridi shënoi golin e tretë.

Ishte një bashkëveprim i mirë në mes të serbit Jovic dhe kroatit Modric, ku ky i fundit shënoi në minutën e 65-të të ndeshjes.

Valencia arriti që ta ngushtoi epërsinë por ishte shumë vonë.

Dani Parejo ka shënuar nga penalltia në minutat shtesë të takimit.

Ky rezultoi të jetë edhe goli i fundit në këtë ndeshje duke bërë që Real Madrid të kalojë në finale të SuperKupës së Spanjës.

Real Madridi do ta pret fituesin e ndeshjes Barcelona-Atletico Madrid, ndeshje e cila luhet nesër.

(Kosova Sot Online)