Aston Villa shkon e favorizuar në gjysmëfinalen e dytë kundër Leicester

  • 08 January 2020 - 23:21
Aston Villa shkon e favorizuar në gjysmëfinalen e dytë kundër Leicester

Aston Villa ka qenë shumë më e mirë se Leicester City në gjysmëfinalen e parë të Carabao Cup që u luajt sonte në King Power Stadium në qytetin e Leicesterit. Madje mysafirët ishin në avantazh deri në minutën e 75-të te ndeshjes

Aston Villa ia ka arritur që të nxjerr një rezultat pozitiv në gjysmëfinalen e parë të Carabao Cup kundër Leicester City.

Leicester City hyri i favorizuar në këtë përballje pasi që ata gjenden në pozitën e dytë në Premier Ligë, kurse Aston Villa në të 17.

Megjithatë mysafirët ishin shumë më të mirë në këtë ndeshje dhe arritën që të kalojnë në epërsi në minutën e 28 të ndeshjes.

Ishte Guilbert që shënoi golin e parë në këtë ndeshje.

Në pjesën e dytë Leicester kërkonte golin e barazimit dhe e arriti atë në minutën e 74-të te ndeshjes.

Goli erdhi nga një gabim i mbrojtjes mysafire, të cilin e shfrytëzuan mirë vendasit. Vardy pasoi të Ihanacho, kurse ky i fundit realizoi.

Në ndeshjen e dytë Leicester do të jetë mysafirë i Aston Villas.

Ndeshja do të zhvillohet më 28 janar një muaj para finales se Carabao Cup.

Kujtojmë se çifti tjetër gjysmëfinalist në këtë kupë të Anglisë është në mes të Manchester United dhe Manchester City. City ka fituar ndeshjen e parë me rezultat 1-3.

(Kosova Sot Online)