Emery zbulon intervistën treorëshe me klubin anglez, pas shkarkimit nga Arsenali

  • 09 January 2020 - 08:47
Emery zbulon intervistën treorëshe me klubin anglez, pas shkarkimit nga Arsenali

Trajneri Unai Emery ka zbuluar se ai ishte intervistuar nga Evertoni për postin e lirë të trajnerit, mirëpo shtoi se ai dëshiron të kthehet në detyrën si trajner me ndonjë klub nga vendlindja e tij, Spanja.

Strategu spanjoll u shkarkua nga posti i trajnerit të Arsenalit më 29 nëntor dhe u bë njëri ndër më të përfolurit për postin e trajnerit të Evertonit, ku Marco Silva u shkarkua vetëm një javë më vonëm.

Emery ka thënë se Evertoni kishte dashur t’i ofrojë atij kontratë afatgjate dhe madje kishte mbajtur negociata për emërimin e tij në postin e lirë të trajnerit në Goodison Park.

Por, në fund klubi anglez zgjodhi të shkojnë me trajnerin italian Carlo Ancelotti, përderisa Emery shpreson se do të mundë ta gjejë një punë të re në vendlindjen e tij, Spanjë.

“Evertoni ishte i interesuar për mua dhe unë e shqyrtova atë mundësi. Nuk u thashë jo, e mbajtëm një intervistë treorëshe. Atyre u kisha pëlqyer edhe kur isha në Paris Saint-Germain”, tha Emery.

“Unë dua që këtë pauzë timen ta shfrytëzoj për të reflektuar. Ideja ime e parë ishte të qëndroja në Madrid dhe pastaj të shkoja në Valencia dhe Londër. Do të më pëlqente t’i vizitoja të afërmit e mi në San Sebastian”.

“Disa skuadra janë të interesuara për mua, por unë ende nuk kam marrë asnjë ofertë zyrtare nga ndonjëra prej tyre. Do të më pëlqente shumë të kthehesha për të punuar në Spanjë, por s’përjashtoj asgjë”.

Emery e kishte shijuar periudhën e tij më të suksesshme si trajnerit në Spanjës gjatë kohës sa ishte në Sevilla, 2013-16, duke e fituar titullin e Ligës së Evropës tre herë radhazi. Në vendlindje, ai ishte edhe trajner i Valencias, Almerias dhe Lorca Deportivos, para se të shkonte në PSG.

(Kosova Sot Online )