Paralajmërimi i Arbër Zenelit, pritet rikthim i shpejtë në fushë

  • 09 January 2020 - 10:09
Paralajmërimi i Arbër Zenelit, pritet rikthim i shpejtë në fushë

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli duket se është duke u rikuperuar në kohë rekord dhe rikthimi i tij në fushë parashihet të vjen shumë shpejt.

Zeneli që u lëndua në ndeshjen Mali i Zi – Kosova përmes rrjetit social “Instagram” ka paralajmëruar një rikthim në fushë me atë të një foto. Futbollisti nga Mitrovica ka postuar një foton ku shihet me fanellën e Reims, por aty shihet e vendosur një orë që ‘parasheh’ rikthimin e tij shumë shpejt.

Rikthimi i Zenelit në fushën e gjelbër do të thoshte shumë për Reims, e sidomos për Kosovë.

“Dardanët” synojnë kualifikimin në ‘Euro 2020’ nga play-offi i Ligës së Kombeve, ku në mars takohen me Maqedoninë e Veriut.

Zeneli pritet të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Bernard Challandes për këtë ndeshje.

(Kosova Sot Online )