Zidane: Real Madrid luajti mirë me pesë mesfushorë, në finale luajmë ndryshe

  • 09 January 2020 - 10:21
Zidane: Real Madrid luajti mirë me pesë mesfushorë, në finale luajmë ndryshe

Zinedine Zidane ndryshoi shumë gjërat për gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës ndaj Valencisë, duke e nisur ndeshjen me pesë mesfushorë.

Kjo funksionoi dhe Real Madrid fitoi 3-1, ku të gjitha golat erdhën nga mesfushorët.

“Mund të kishim luajtur me krahët, por vendosa për Isco dhe Luka [Modric] që të luajmë më shumë nga brenda”.

“Gjëja më e rëndësishme ishte presioni i lartë dhe të luash mirë futboll. Ne kemi dashur ta dëmtojmë kundërshtarin që në fillim”.

“Ne interpretuam gjithçka mirë. Gjithmonë na pëlqen të bëjmë gjëra të reja. Në ndeshjen tjetër do të bëjmë disa gjëra të tjera”, ka thënë Zidane.

Trajneri në fund e lavdëroi Iscon që shënoi golin e tij të parë të sezonit. “Të gjithë ishin në një nivel të mirë. Të gjithë janë në rregull, por ne nuk kemi fituar asgjë. Unë nuk kam asnjë rol në rimëkëmbjen e Iscos, thjesht jam i kënaqur për të. Ai ka personalitet dhe dëshiron të luajë”, tha ai.

(Kosova Sot Online )