Mustafi me menaxher të ri, pritet që ky i fundit ta largojë nga Arsenali

  • 09 January 2020 - 10:56
Mustafi me menaxher të ri, pritet që ky i fundit ta largojë nga Arsenali

Shkodran Mustafi është gjithmonë e më larg Arsenalit dhe për këtë së fundmi ka marr agjentë të ri.

Mbrojtësi shqiptar nuk ka arritur të fitojë vendin në skuadrën e parë me trajnerin e ri Mikel Arteta.

Ai së fundmi ëhstë bashkuar me kompaninë “SBE Management”, të cilët e kanë  konfirmuar se 27-vjeçari është klienti i tyre.

Kjo kompani pritet të merret me detajet e largimit dhe gjetjen e një klubi të ri. Media angleze shkruajnë se me largimin e Mustafit do të shpëtohshin edhe shumë para, pasi ai paguhet 100 mijë euro në javë. Mustafi kishte ardhur te Arsenal për 35 milionë funte nga Valencia në vitin 2016.

(Kosova Sot Online )