Roma, sërish probleme me lëndime

  • 09 January 2020 - 15:52
Roma, sërish probleme me lëndime

Skuadra e Romës në futbollin italian po përjeton një formë të mirë këtë sezon dhe është aktualisht brenda objektivit për një vend në Champions.

Por nëse në 2019, ekipi kryeqytetas vuante nga dëmtimet, këtë vit lista në infermieri është shtuar.

Disfata në shtëpi ndaj Torinos nuk është lënë pas por problemet e disa lojtarëve të rëndësishëm në përballjen e kësaj të diele ndaj Juventus, janë kthyer në shqetësimin kryesor të trajnerit Fonseka.

Henrik Mkhitarian ka vuajtur një tjetër tërheqje muskulare që do ta mbajë larg fushave për një muaj. Morali i të gjithë kësaj cështje: Në 5 muaj, mesfushori armen ka qenë vetëm dy muaj i disponueshëm. Por jo vetëm kaq.

Roma nuk do ta shohë fushën e blertë para fundit të janarit për një tjetër problem, ashtu si të tjerë lojtarë, Santon, Xapakosta dhe Klaivert.

Ky i fundit është kthyer në një mister pasi edema muskulare që e la jashtë për disa javë, duket se tani është zëvendësuar nga të tjera probleme fizike.

I vetmi që do të jetë në fushë ndaj Juventus mes atyre në dyshim, është Xaniolo.

(Kosova Sot Online)