Barcelona – Atletico, formacionet e mundshme

  • 09 January 2020 - 16:50
Barcelona – Atletico, formacionet e mundshme

AS ka publikuar formacionet e mundshme për gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Spanjës… Barça pritet të startojë me Griezmann, Messi dhe Suarez – Atletico me Morata, Saul e Felix.

Pas sfidës Real Madrid vs Valencia, ku u mësua finalisti i parë me los Blancos që triumfuan 3-1, radha është për super ndeshjen Barcelona – Valencia.

Sonte, nga ora 20:00, në Jeddah të Arabisë Saudite në King Abdullah Sports City, Barcelona sfidon Atletico Madridin, një përballje emocionuese dhe shumë e bukur për t’u ndjekur, sidomos pas fitores së Realit pasi të dielën, mundësia është të kemi një tjetër “El Clasico”.

Sipas AS, që ka publikuar formacionet e mundshme, për Barçën në stol pritet të ulet Ivan Rakitic, derisa mund të startojë Sergio Roberto, derisa sulmi do të jetë me Messi, Griezmann dhe Suarez.

Në anën tjetër, Atletico në sulm do të startojë me Morata dhe Joao Felix, Diego Costa vazhdon të jetë i dëmtuar.

Formacionet e mundshme:

Image

(Kosova Sot Online)