Vidal, Eriksen… Interi gëzon tifozët!

  • 09 January 2020 - 17:16
Vidal, Eriksen… Interi gëzon tifozët!

Interi s’do të qëndrojë duarkryq.

Duket se njëri prej Arturo Vidal dhe Christian Eriksen mund të përfundojë në Milano.

Drejtori sportive, Beppe Marotta, ka konfirmuar zytarisht se Vidal është objektiv i Interit, derisa dha sinjale se do të bëjnë gjithçka në këtë afat kalimtar edhe për mesfushorin e Tottenhamit.

“Do të bëjmë diçka, është moment i rëndësishëm dhe duam të vazhdojmë kështu”, tha Marotta.

“Vidal është njëri prej objektivave. Kurse sa për Eriksen, afati kalimtar mbyllet në fund të janarit”.

“Po punojmë shumë që të përmirësohemi , por për të shtuat më shumë kualitet në skuadër, duhen transferime të rëndësishme dhe për këtë është e vështirë”.


(Kosova Sot Online)