Iniesta dyshon në rikthimin e Neymar

  • 09 January 2020 - 17:34
Iniesta dyshon në rikthimin e Neymar

Iniesta nuk është i sigurt nëse Neymar do të përshtatej edhe njëherë nëse do të vendoste të lë PSG-në dhe të rikthehet në Barcelonë.

Në vitin 2017, Neymar u bë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit, duke lënë Barcelonën për PSG-në për 222 milionë euro.

Menjëherë, pas një viti, braziliani duket se i ka ra pishman dhe që nga atëherë, është folur për një rikthim të mundshëm në Camp Nou, madje verën e vitit 2019 kishte bisedime mes klubeve, por në fund asgjë nuk përfundoi siç do të dëshironte Neymar.

Sido që të jetë, ish kapiteni legjendar, Andres Iniesta, nuk beson se kthimi i Neymar është i nevojshëm.

(Kosova Sot Online)