Arsyetohet Valverde pas eliminimit nga Atletico Madridi

  • 09 January 2020 - 22:49
Arsyetohet Valverde pas eliminimit nga Atletico Madridi

Atletico e ka eliminuar Barcelonën në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, për t’u kualifikuar në finale. Atletico, Superkupën do ta diskutojë me Real Madridin e Zinedine Zidanit.

Atletico Madridi është finalisti i radhës në Superkupën e Spanjës.

Skuadra e Diego Simeones e ka mposhtur 3-2 Barcelonën në finale, në ndeshjen që u zhvillua në Jeddah të Arabisë Saudite në King Abdullah Sports City.

Gola, kartonë, ndërhyrje e shpeshtë e VAR, polemika – kishte pothuajse gjithçka sonte.

Madje, VAR-i ia anuloi dy gola Barçës, një të shënuar nga Lionel Messi për prekje me dorë dhe një tjetër të shënuar nga Gerrard Pique për pozitë shumë të dyshimtë jashtë loje, për të cilën do të diskutohet gjatë.

Pas ndeshjes, Valverde tha se mënyra se si i pranuan golat në fund, nuk është aspak normale.

“E dominuam ndeshjen, kur u duk se gjithçka kishim në do të, u kthye Atletico”, tha Valverde.

“VAR? Nuk dukej që Vidal nuk është, por na thanë se është me milimetra”. “Ka qenë befasuese mënyra e golave të pranuar. Dukje sikur e kishim ndeshjen nën kontroll”.

(Kosova Sot Online)