Lojtarët e Barcelonës kritikohen për reagimin ndaj konfrontimit mes Messit e Felixit

  • 10 January 2020 - 09:54
Lojtarët e Barcelonës kritikohen për reagimin ndaj konfrontimit mes Messit e Felixit

Joao Felix dhe Lionel Messi u përfshinë në një konfrontim gjatë përballjes të së enjtes mes Atletico Madridit dhe Barcelonës në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, që u zhvillua në Arabi Saudite.

Portugezi 20-vjeçari, i cili bëri emër duke luajtur për Benfican gjatë verës së kaluar, u përball kokë më kokë me kapitenin e Barcelonës, Lionel Messin, para se të përfundonte pjesa e parë, kur rezultati ishte ende 0:0,

Dy yjet e La Ligës u panë duke u zënë mes vete, para se mbrojtësi veteran i Barcelonës, Gerard Pique të ndërhynte për ta ndarë dyshen.

 

Vetëm disa momente më vonë, lojtarët e Barcelonës e rrethuan Felixin, përderisa situata po bëhej edhe më e tensionuar në stadiumin King Abdullah Sports City.

Edhe 32-vjeçari Luis Suarez u zu me portugezin, përderisa Felixi pati probleme edhe me Jordin Alban.

Disa tifozë të futbollit e kritikuan këtë reagim të lojtarëve të Barcelonës, duke i akuzuar ata se po e ngacmonin dhe provokonin Felixin, që është ende fëmijë.

Barcelona u mposht në mënyrë tronditëse nga Atletico Madridi, me rezultat 3:2, në këtë gjysmëfinale të së enjtes, shkaku i dy golave të shënuar afër fundit të ndeshjes nga madrilenët afër fundit të ndeshjes.

Fillimisht kishte qenë pikërisht Atletico që kishte kaluar në epërsi përmes golit të shënuar nga Koke, mirëpo Barcelona e kishte përmbysur rezultat falë golave të Lionel Messit dhe Antoine Griezmannit.

Megjithatë, skuadra e Diego Simeones arriti të shënojë dy herë brenda dhjetë minutave të fundit të ndeshjes dhe e siguroi kështu një vend në finalen e madhe me Real Madridin.

(Kosova Sot Online )