Fillojnë negociatat mes Eriksenit dhe Interit

  • 10 January 2020 - 10:23
Fillojnë negociatat mes Eriksenit dhe Interit

Mesfushori i Tottenhamit, Christian Eriksen, raportohet se është afër transferimit në Inter. Agjenti i tij raportohet se do të takohet sot me përfaqësuesit e Interit në Itali.

Mediumi italian Calcio Mercato raporton se ylli danez është i gatshëm ta dëgjojë ofertën e Interit. Për këtë arsye ai e ka udhëzuar agjentit e tij të jetë i hapur gjatë takimit me drejtuesit e zikaltërve, transmeton

Kontrata e Eriksenit me Tottenhamin skadon qysh në fund të këtij sezoni dhe ai mund të kalojë në San Siro falas pas gjashtë muajve. Megjithatë, Tottenhami thuhet se preferon ta shesë danezin tani, për të fituar sadopak para nga largimi i tij.

Mediumi italian pretendon se klubi londinez po i kërkon 20 milionë euro për shitjen e futbollistit menjëherë në janar. Marrëveshja tani varet nga buxheti i Interit, që po tenton ta sjellë edhe Arturo Vidalin nga Barcelona këtë muaj.

Gjatë orëve të ardhshme, Interi raportohet se do t’ia bëjë një ofertë zyrtare agjentit të futbollistit.

Erikseni i ka bërë gjithsej 24 paraqitje gjatë këtij sezoni, 17 prej të cilave në kuadër të Premierligës. Në këto ndeshje ai ka kontribuar me tri gola dhe tre asiste.

(Kosova Sot Online )