Zidane, trajneri me ‘prekjen e artë’ – nga tetë finale të zhvilluara, i ka fituar të gjitha

  • 10 January 2020 - 16:56
Zidane, trajneri me ‘prekjen e artë’ – nga tetë finale të zhvilluara, i ka fituar të gjitha

Të dielën, Zinedine Zidane do ta zhvillojë finalen e tij të nëntë si trajner i Real Madridit. Legjenda franceze nuk e ka humbur asnjërën nga tetë finalet e mëparshme si trajner.

Ai ka fituar në tri finale të Ligës së Kampionëve (2016, 2017, 2018), si edhe në dy finale të Superkupës Evropiane (2017, 2018), dy finale të Kupës së Botës për Klube (2016, 2017) dhe një finale të Superkupës së Spanjës (2017). 

Nëse Zizou ia del që ta fitojë edhe trofeun e dytë të Superkupës së Spanjës këtë fundjavë, ky do të jetë trofeu i dhjetë me Realin (duke përfshirë edhe titullin e La Ligas për sezonin 2016/2017) duke iu afruar rekordit Miguel Munoz (që i ka fituar 14 trofe) si trajneri më i suksesshëm në histori të Los Blancos.

Në përgjithësi, Zidane i ka fituar 66 për qind të ndeshjeve që i ka drejtuar (124 fitore, 40 barazime dhe 22 humbje) gjatë dy qëndrimeve te Mbretërit (janar 2016 – qershor 2018 dhe mars 2019 – deri më tani).

Rivali i kryeqytetit, Atletico Madrid, do të jetë kundërshtari i Realit në finalen e Superkupës së Spanjës të dielën. Los Rojiblancos e eliminuan Barcelonën në gjysmëfinale.

Tetë finalet e Zidane si trajner i Real Madridit

Image

(Kosova Sot Online)