Arrihet marrëveshja me mbrojtësin, pas Ibrës Milani bën edhe “goditjen” e dytë në merkato

  • 10 January 2020 - 20:06
Arrihet marrëveshja me mbrojtësin, pas Ibrës Milani bën edhe “goditjen” e dytë në merkato

Milani ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin Simon Kjaer nga Atalanta, i cili tashmë do të kalojë te kuqezinjtë.

Mbrojtësi danez ka arritur marrëveshjen me “Djallin”, dhe do të luajë aty për pjesën e dytë të sezonit. Lojtari vjen si i huazuar nga Atalanta për 6 muaj, me kartonin e tij që zotërohet nga Sevija.

Gjithashtu kuqezinjtë kanë edhe të drejtën e blerjes në fund të sezonit, në rast se ai bind me paraqitjet  e tij. Sipas mediave italiane gjithçka për këtë transferim është mbyllur, dhe njoftimi zyrtar pritet të vijë në orët e ardhshme.

(Kosova Sot Online)