Pioli dëshpëron tifozët për Ibrahimovicin

  • 10 January 2020 - 20:27
Pioli dëshpëron tifozët për Ibrahimovicin

Ibrahimvoci pritet të jetë në stol edhe kundër Cagliarit

Luajti 30 minutat e fundit ditë më parë në debutim në barazimin me Sampdorian, Zlatan Ibrahimovc duhet të presë ende që të nisë një ndeshje nga fillimi.

Pioli, trajneri i Milanit ka konfirmuar se Zlatan Ibvahimovic mund të mos jetë gati për të startuar, duke dhënë sinjale se edhe kundër Cagliarit do të jetë në stol. 

“Ai s’ka pasur 90 minuta në këmbë, por do të jem unë ai që vendosi se kur do të jetë koha e duhur për ta vënë nga fillimi në një ndeshje”, tha Pioli.

“Për të luajtur një ndeshje të plotë ju duhen disa sfida. Është normale për ata që s’kanë luajtur që një kohë”.

(Kosova Sot Online)