Baftiu: Ndjenjë e veçantë të jem pjesë e Kombëtares së Kosovës

  • 10 January 2020 - 21:03
Baftiu: Ndjenjë e veçantë të jem pjesë e Kombëtares së Kosovës

Futbollisti i Ballkanit, Blend Baftiu do të luaj në ndeshjen e tij të parë me Kombëtaren e Kosovës, në ndeshjen kundër Suedisë.

Baftiu u shprehë mjaftë i lumtur që i është dhënë shansi të jetë pjesë e kombëtares, e i cili po ashtu tha që shpreson të jetë pjesë edhe e Kombëtares A. 

“Është një ndjenjë e veçantë dhe e papërshkrueshme, por njëherësh edhe përgjegjësi të jesh pjesë e Kombëtares A. Është hera e parë për mua që kam marrë ftesë nga përzgjedhësi Challandes dhe po ndjehem shumë mirë në mesin e bashkëlojtarëve. Stërvitjet po shkojnë shumë mirë, prandaj besoj që do të kemi paraqitje të mirë kundër Suedisë. Të gjithë lojtarët janë të motivuar dhe angazhimi i secilit në stërvitje është maksimal. Për këtë arsye pres që të kemi një prezantim sa më të mirë në ndeshjen e së dielës. Normalisht që ëndërr dhe synim i imi është që edhe në të ardhmen të jem pjesë e Kombëtares A”.

Kosova të dilën do të luaj kundër Suedisë, në ndeshje miqësore e cila do të zhvillohet në Katar.

(Kosova Sot Online)