Atdhe Grajçevci transferohet te KEK-u

  • 10 January 2020 - 21:21
Atdhe Grajçevci transferohet te KEK-u

Mesfushori kosovar, Atdhe Grajçevci, është bërë me skuadër te re.

Grajçevci i cili ishte pjesë e Drenicës në edicionin e fundit, është transferuar se skuadra ku e ka nisur karrierën, KEK-u.

Lajmi është konfirmuar nga vet lojtari përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook.

“Që nga sot pjesë e KEK-ut, te klubi i fëmijërisë rikthehem vetëm me një qëllim, KEK-u në Superligë. Faleminderit për besimin FC KEK-u”, ka shkruar Atdhe Grajçevci.

Grajçevci ditët e fundit është lidhur për një kalim te Llapi, por duket se oferta e KEK-ut e ka tunduar me shumë.

KEK-u në këtë edicion bën gara në Ligën e Parë.

(Kosova Sot Online)