Zyrtare: Bekim Isufi vazhdon kontratën me Ferizajin

  • 10 January 2020 - 21:23
Zyrtare: Bekim Isufi vazhdon kontratën me Ferizajin

Trajneri Bekim Isufi e ka vazhduar edhe për 6 muaj kontratën e tij me klubin e Ferizajit.

“Trajneri i skuadrës tonë, Bekim Isufi ka vazhduar kontratën për 6 muaj me skuadrën tonë. Kryesia e klubit i besoi postin e trajnerit edhe në sezonin pranveror, duke shpresuar në suksese në vazhdim”, thuhet në njoftimin e klubit ferizajas.

“Nesër prej orës 11;00 do të fillojmë me stërvitjet para fillimit të kampionatit, ku do të mundohemi të jemi sa më të pregatitur si klub drejtë synimeve që i kemi.

Ndërsa së shpejti pritët të vijnë edhe disa transferime, për të cilët do të ju njoftojmë gjatë ditëve në vazhdim”, thuhet më tej në këtë njoftim.

(Kosova Sot Online)