Pas Dardan Berishës, edhe Rroni rikthehet te Peja

  • 10 January 2020 - 21:24
Pas Dardan Berishës, edhe Rroni rikthehet te Peja

KB Peja nuk po ndalet me transferime, ata kanë arritur ta rikthejnë në skuadër edhe një basketbollist tjetër.

Kësaj radhe bëhet fjalë për Rron Grapcin. Këtë e ka konfirmuar vetë klubi përmes një postimi në të cilin e kanë uruar basketbollistin për rikthimin e tij.

Postimi i Plotë:

Welcome Home Grande
Kemi aritur të rikthejmë edhe Rronin në shtëpi.
Mirë se vjen në shtëpinë tënde Rron Grapci. Qyteti, Shqiponjat dhe gjithë Kosova janë të gatshëm për spektaklin që djemtë e këtij qyteti do i dhurojnë basketbollit.
Sa e bukur kjo Pejë
#DjemtePejes
#ZemraRrehMeTy

Image

(Kosova Sot Online)