Zhegrova e nis vitin 2020 për mrekulli, dhuron pak magji me të majtën e tij dhe asist për gol!

  • 10 January 2020 - 22:39
Zhegrova e nis vitin 2020 për mrekulli, dhuron pak magji me të majtën e tij dhe asist për gol!

Edon Zhegrova ka filluar vitin 2020 siç është më së miri.

Ai ka kontribuar me një asistim të mrekullueshëm në ndeshjen e sotme të Baselit kundër Dusseldorfit.

Basel arriti të fitonte me rezultat 3-2 me golat e Campos, Widmerit dhe Stockerit, mirëpo ai që e mori vëmendjen ishte Zhegrova, i cili u tregua fantastik përballë futbollistëve kundërshtar, duke ia pamundësuar atyre që të bëjnë ndonjë gjë para tij. 

Talenti i Kosovës, i cili është në vitin e fundit të huazimit në Basel, do të japë maksimumin ndeshje pas ndeshje për të qëndruar në Zvicër.