Lampard mohon largimin e Christensenit nga Chelsea

  • 11 January 2020 - 08:48
Lampard mohon largimin e Christensenit nga Chelsea

Andreas Christensen është përfolur për një largim të mundshëm nga skuadra londineze Chelsea.

Mbrojtësi danez kërkoi largimin nga klubi anglez pasi hapësirat këtë edicion për të

23-vjeçari ka zhvilluar vetëm tetë ndeshje këtë edicion dhe është kërkuar nga skuadra të mëdha.

Milan, Juventus, Borussia Moenchegladbach dhe Barcelona kanë qenë duke monitoruar situatën e tij.

Por ka qenë vet trajneri Frank Lampard që ka konfirmuar se Christensen do të qëndrojë në klub, edhe përkundër interesimit që kanë shfaqur ekipet për të.

“Andreas më pëlqen si lojtar dhe ai do të qëndrojë me ne”, ka thënë fillimisht Lampard.

“Ka interesime për të, por ai është një lojtar i rëndësishëm dhe unë do ta mbajë. E vërteta është që ka konkurrencë të madhe në mbrojtje, por do të ketë hapësira për të gjithë”, ka deklaruar trajneri anglez.

Christensen cilësohet si një nga mbrojtësit më të talentuar, derisa ai është pjesë e Chelseat që nga kategoritë e reja kur iu bashkua në vitin 2012 nga Brondby.

(Kosova Sot Online )

kanë qenë minimale.