Vidal në Inter nëse shkarkohet Valverde

  • 11 January 2020 - 10:46
Vidal në Inter nëse shkarkohet Valverde

E ardhmja e Vidal dhe Valverde vazhdon të mbetet e paqartë.

E ardhmja e Arturo Vidal është në duar të trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde, raporton Mundo Deportivo.

Nëse trajneri shkarkohet, që është vetëm çështje kohësh sipas mediave në Spanjë, Vidal po planifikon të shkojë te interi.

Ai është i vetëdijshëm se pa prezencën e Valverde, që e pëlqen atë, mund të mos ketë minuta për pjesën e mbetur të sezonit.

Vidal është dëshira e madhe e Antonio Conte që e do me çdo kusht te Interi për të luftuar me Juventusin për titullin e Serie A.

(Kosova Sot Online )