‘Rrëmuja’ e krijuar në klub dhe shumë futbollistë të larguar, reagon kryetari i klubit të Superligës

  • 11 January 2020 - 11:43
‘Rrëmuja’ e krijuar në klub dhe shumë futbollistë të larguar, reagon kryetari i klubit të Superligës

Klubi i Vushtrrisë është duke kaluar nëpër momente tejet të vështira, ku shumë futbollistë kanë zyrtarizuar largimin nga “Ferki Aliu”.

Pas një stinori jo të kënaqshëm, shumë futbollistë janë larguar me pretekstin se kanë pasur oferta jo të mira nga drejtuesit e klubit për të vazhduar.

Pas gjithë kësaj situate të krijuar, kryetari i Vushtrrisë, Bajrush Kajtazi ka reaguar sot përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Ai ka thënë se klubi i Vushtrrisë është në ri-organizim në anën sportive dhe menaxheriale për të ndërtuar diçka stabile dhe afatgjate.

Postimi në Facbook:

DEKLARATË PUBLIKE PË R KLUBIN E FUTBOLLIT VUSHTRRIA
Të nderuar qytetarë, përkrahës dhe simpatizantë të Klubit të Futbollit Vushtrria!
Duke qenë të vetdijshëm dhe në monitorim të gjendjes së klubit tonë, po ju drejtohem me këtë deklaratë publike, për t`a qartësuar gjendjen dhe për t`iu informuar me planet për funksionimin dhe zhvillimin e klubit në të ardhmen.
Qysh në takimin e parë, me asamblenë e klubit, jemi dakorduar për ambiciet dhe planin afatgjatë për zhvillimin e klubit. I kam njoftuar poashtu se, si udhëheqësi, do të orientohemi tek të rinjtë dhe funksionimi i akademisë.
Investimet e deritashme në klub, i kanë tejkaluar buxhetet dhe parashikimet e planifikuara, mirëpo pa rezultate të kënaqshme. Në fakt, ky gjysmë sezonë, doli të jetë krejtësisht i pasuksesshëm për klubin dhe u renditëm të fundit të tabelës. Gjë e cila nuk duhet të ndodhë më.
Klubi i Futbollit Vushtrria, aktualisht, është në ri-organizim, si nga ana sportive ashtu edhe nga ajo menaxheriale.
Për të ndërtuar dicka stabile dhe afatgjatë, na duhet të ndryshojmë gjithcka, rrënjësisht. Po kalojmë nëpër një fazë rikonstruktive e cila po kërkon mund, investime shtesë dhe gjithsesi, përkrahjen dhe mirëkuptimin tuaj.
Ekipi do të formohet nga të rinjtë Vushtrrias dhe talentët e rajonit. Investimet do të orientohen në formimin e akademisë së futbollit të Vushtrrisë, dhe nga aty, Vushtrria do të krijojë bazë të fortë dhe të rikthejë namin e saj në futboll, të kryesoj majat dhe t`i dhurojë botës talente futbolli, si gjithmonë.

Bajrush Kajtazi

(Kosova Sot Online)