Zidane paralajmëron Atleticon para finales së Superkupës: “Gati për të bërë ndeshje të madhe”

  • 11 January 2020 - 12:34
Zidane paralajmëron Atleticon para finales së Superkupës: “Gati për të bërë ndeshje të madhe”

Zidane thotë se ekipi i tij është gati për finalen e Superkupës së Spanjës.

Të dielën, nga ora 20:00 Real Madridi dhe Atletico Madridi do të luajnë për trofeun e parë për vitin 2020, Superkupën e Spanjës.

Para takimit të nesërm, Zinedine Zidane ka dalë në konferencë për media dhe ka folur për mundësinë e fitimit të një trofeu sërish me Madridin.

“Jemi të lumtur që mund të luajmë një tjetër finale. Jemi të përgatitur për një ndeshje të madhe”, tha Zidane.

“Është ndeshje e rëndësishme sepse luhet për trofe. Nesër në pyetje është trofeu, e dimë se mund të fitojmë një trofe dhe do të japim gjithçka në fushë për ta arritur këtë”.

“Finalja e nëntë? Për ne nuk ndryshon asgjë. Është në ADN të këtij klubi, është klub i madh. Lojtarët jetojnë për të luajtur ndeshje të tilla. Nuk ka më presion. Është e rëndësishme sepse luhet për trofe”.

(Kosova Sot Online)